Home Uncategorized Rahovec: Vëllai vret vëllanë pas mosmarrëveshjes për bagëti

Rahovec: Vëllai vret vëllanë pas mosmarrëveshjes për bagëti

51
Advertisement

Vëllai vret vëllanë pas mosmarrëveshjes për bagëti në Rahovec.

Ajo më pas u bë sebep që 58 vjeçari J.G të vrasë me armë zjarri vëllaun e tij 65 vjeçar H.G, në Sapniq të Rahovecit, mbrëmjen e së shtunës.

Konflikti që përfundoi me fatalitet mes vëllezërve, shtëpitë e të cilëve janë pothuajse ngjitë me njëra tjetrën, dyshohet se ishte për shkaqe pronësie. Arsye për këtë, televizioni merr vesh se ishin disa gjedhe.

E familja e viktimës që nuk deshi të flasë para kamerës e as nuk lejoi t’u xhirohej shtëpia, tha se gjuajtja me armë ndodhi pas një zënke të momentit.

Megjithatë, sipas kryetarit të fshatit dy vëllezërit edhe më herët nuk kishin pasur raporte të mira në mes veti.