Home Uncategorized Policia tregon se a kanë të drejtë qytetarët t’i incizojnë ata me...

Policia tregon se a kanë të drejtë qytetarët t’i incizojnë ata me telefon

26
Advertisement

A keni të drejtë të xhironi policinë?

Me telefonat e tyre, qytetarët shumë shpesh xhirojnë dhe fotografojnë aksionet apo shkeljet e Policisë së Kosovës.

Në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se qytetarët kanë të drejtë të fotografojnë dhe xhirojnë policët, derisa nuk pengojnë punën e tyre.

Sipas aktivistes Flutura Kusari policët që nuk lejojnë qytetarët t’i filmojnë, duhet të paraqiten në IPK sepse ata veprojnë jashtëligjshëm.

“Ka arsye përse lejohet incizimi dhe filmimi i policëeve sese ata kanë autorizime jashtëzakonisht të mëdha dhe duke i pasur këto autorizime ata mund edhe t’i keqpërdorin siç edhe ka ndodhur”, tha Kusari.

Në policinë e Kosovës kanë refuzuar të flasin për këtë temë. Arbër Beka nga IPK ka thënë se qytetarët kanë të drejtë ta incizojnë policinë derisa nuk e pengojnë punën e tyre.