Home Uncategorized “Nuset shqiptare vishen me ari deri në 250 mijë dollarë”

“Nuset shqiptare vishen me ari deri në 250 mijë dollarë”

50
Advertisement

“Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”, thotë Elton Mehaj.

Elton Mehaj është personi i parë që ka nisur organizmin e ceremonive të dasmave dhe koncerteve në Shqipëri e Kosovë.

Pas 16 vjetësh karrierë, ai ka zbuluar në “Why Not” nga Roza Lati se si ka rënë vlera e koncerteve dhe këngëtarët po drejtohen tek dasmat, përcjell albinfo.ch.

“Koncertet, vitet e fundit kanë nisur të bien disa këngëtarë, të bien niveli i mbrëmjeve apo i punës që bëjnë ata dhe po ecin më shumë dasmat.

Tek ne në Kosovë, shumica e atyre që nuk kanë kënduar në dasma më përpara, tani kanë filluar të këndojnë se pagesa është më e mirë, një ambient familjar dhe kryesisht po ndihen mirë”, është shprehur ai.

“Pjesën më të madhe e bëjmë në Maqedoni, një pjesë në Kosovë. Edhe pse jam nga Kosova, punën time e njohin më shumë në Maqedoni. Jemi edhe nga Mali i Zi, por më pak. Më së shumti drejtohemi në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë”, theksoi Mehaj.

Ndërkohë që moderatorja po fliste për çmimet 5 mijë euro të fustaneve në fejesë, Eltoni tha: “Ke qenë në dasma në Kërçovë ndonjëherë? A e di sa kushton veshja e një gruaje? 250 mijë dollarë! Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”.