Home Uncategorized Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte...

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

29
Advertisement



Agim Shala në vitin 1999 ishte vetëm 2 vjeç kur u fotografua nga gazetarja amerikane Carol Guzy. Aty shihet teksa ai kalonte përmes gardhit me tela e gjemba në duart e gjyshërve në një kamp në Kukës.

Anëtarët e familjes Shala u ribashkuan atje pasi ikën nga Prizreni gjatë konfliktit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Ky gardh ishte skena e shumë ribashkimeve ku kishte lot gëzimi dhe trishtimi ndërsa fëmijët kalonin nëpër gardh, simbol i pafajësisë dhe tmerrit të luftës në Kosovë, shkruan Indeksonline.

May be an image of 1 person, child and cloud

Fotografia e tij bëri jehonë në mediat botërore. Tani Agimi është 23-vjeçar dhe tatuazh në dorë ka pikërisht këtë fotografi të tij.

May be an image of one or more people and tattoo

Agimi u takua me Zafir Berishën, teksa ky i fundit ndau edhe pamje gjatë takimit.

“Ti vogëlushë dhe shumë të tjerë si ju që sot jeni burra ”Për nderë të çlirimit të Prizrenit bëra një shkrim në fb dhe ju referova me një shkrim fotografis të një vogëlushi, foto e cila kishte zën ballinat e mediave botërore gjatë luftës 1999 e që ishte bërë nga gazetarja amerikane Carol Guzy!

Për koinçidenc vogëlushi në foto siç e kuptova sot është një i ri nga Prizreni, por edhe më befasuese në këtë rastësi është se personazhi i fotës Agim Shala është me origjin nga vendlindja ime Billushë stërgjyshi i të cilit para 89 vitesh është vendosur në Prizren! Agimi sot 23 vjeqar me krenari në krahun e tij ka tatuazh foton e cili bëri histori dhe që tregon vuajtjen e shqiptarëve nga gjenocidi serbë, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së 1998/99!“, shkroi Berisha./Indeksonline/

May be an image of 2 people, people sitting and indoor