Home Uncategorized Gjykata Zvicerane i ul Kosovarit dënímin: Nga b urgu i përjetshëm, në...

Gjykata Zvicerane i ul Kosovarit dënímin: Nga b urgu i përjetshëm, në 4 vjet !

88
Advertisement

Një 22-vjeçar duke ngarë me shpejtësi marramendëse makinën e tij me 600 kuaj fuqi gjatë një gare nëpër një zonë të banuar – kishte sh kaktuar v dekjen e një gruaje të papërfshirë në garë, shkruan press24.net.

Gjykata e Landit e kishte d ënuar kosovarin me burg të përjetshëm për vepër p enale të v rasjes, por Gjykata Federale (BGH) ka ndërhyrë, transmeton albinfo.ch. Në procesin e sapohapur, i akuzuari tani ka kaluar shumë më lehtë. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se ai po voziste në një rrugë ku kishte përparësi, në Moers am Niederrhein.

I p andehuri tashmë 24-vjeçar u dënua me katër vjet burg. Kjo u njoftua nga një zëdhënëse e gjykatës pas shpalljes së vendimit, transmeton albinfo.ch. Vendimi i ri i Gjykatës së Landit, në Kleve, është dukshëm më i butë se d ënimi i përjetshëm i vendosur nga gjyqtarët në shkurt të vitit 2020.

Një shofere 43-vjeçare e rastit pati pësuar d ëmtime f atale në prill të vitit 2019 kur makina e fuqishme e të riut qe përplasur me makinën e saj.

Por, Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH) kishte shfuqizuar d ënimin për v rasje ndaj shoferit sepse gjykatësit e gjykatës më të lartë të Gjermanisë nuk kishin gejtur prova të mjaftueshme që i riu të ketë vepruar me dashje.

Me vendimin e ri, Gjykata e Landit ka ndjekur po këtë pikëpamje dhe e ka dënuar të p andehurin vetëm për garë të paligjshme të automjeteve, me pasojë vdekjen.

I p andehuri kryesor, i cili ishte 22 vjeç në kohën e k rimit, kishte ngarë 167 kilometra në orë makinën e tij 600 kf përmes një zone banimi në Moers, ku lejoheshin vetëm 50 km.

Kur një grua e papërfshirë kishte dalë nga një rrugë anësore me makinën e saj të vogël, kosovari nuk kishte mundur të frenonte më dhe e kishte g oditur me shumë forcë. Gruaja kishte vdekur nga d ëmtimi i trurit si rezultat i përplasjes, thotë gjykata.

BGH i është referuar një deklarate nga i p andehuri se ai po udhëtonte në një rrugë në të cilën kishte përparësi të dukshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të mund të ndodhte ndonjë aksident, përcjell albinfo.ch. Gjykata nuk e ka vlerësuar sa duhet këtë deklaratë në diskutimet e saj.

I p andehuri i dytë gjegjësisht “bashkëgaruesi” i të p andehurit kryesor, ishte dënuar me tre vjet e nëntë muaj. Kjo masë d ënimi i është konfirmuar nga BGH.