Home Uncategorized Drecun thotë se Kosova po synon të bëjë ushtri me kapacitet prej...

Drecun thotë se Kosova po synon të bëjë ushtri me kapacitet prej 180 mijë njerëz

26
Advertisement

Drecun i skandalizuar shfrenon imagjinatën propaganduese: Kosova po synon të bëjë ushtri me kapacitet prej 180 mijë njerëz

Kryetari i të ashtuquajturit ‘Komision të Asamblesë për Kosovë e Metohi’, Milovan Drecun, thotë se procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri duhet të mos lejohet nga NATO, shkruajnë mediet serbe.

Ai tha se NATO, si organizatë, duhet të ketë pozicion neutral ndaj statusit për shkak të disa vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën si shtet, por gjithashtu edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Drecun pretendon se FSK duhet të konsiderohet si organizatë civile dhe jo formacion ushtarak i armatosur.

Ai shprehet se deri në fund të transformimit të FSK’së në ushtri, Kosova do të ketë 5,000 trupa aktivë ushtarësh dhe 3,000 rezervë.

“Ajo që është e re dhe pak e njohur për publikun është plani i shërbimit ushtarak të detyrueshëm për burrat e moshës 19 deri në 34 vjeç dhe shërbim vullnetar për gratë. Ata presin që në vitin 2028, kur do të futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, potenciali i tyre i rekrutimit të jetë 180,000 njerëz”, tha Drecun.

Drecun është ankuar edhe rreth përfshirjes së serbëve të Kosovës në FSK duke thënë se janë vetëm 290, por duke harruar faktin se dhjetra prej ushtarëve serbë të FSK’së janë larguar si shkak i presionit nga Beogradi.

Drecun thekson vitin 2019, kur u ndryshua ligji për transformimin e FSK’së në ushtri, derisa thotë se bazat ushtarake të FSK’së po pajisen me armë çdo ditë dhe intensivisht.

Ai thotë se ndihma ushtarake po vjen nga SHBA’të të cilën po dërgojnë në Kosovë edhe helikopterë dhe gjithashtu përmend ushtrimet e pjesëtarëve të FSK’së jashtë vendit.

Drecun thotë se Kosova do të armatoset edhe me helikopterë dhe gjithashtu se Kosova planifikon ndërtimin e kapaciteteve të forta kibernetike dhe njësitë speciale brenda ushtrisë.

Propaganda e Drecun vazhdon duke theksuar se Kosova do t’i sulmojë serbët e veriut, dhe gjithashtu ai shfrenon imagjinatën rreth kapaciteteve që do t’i ndërtojë Kosova në të ardhmën.