Home Uncategorized Veteranët e indinjuar në protestë kundër Qeverisë

Veteranët e indinjuar në protestë kundër Qeverisë

51
Advertisement



Në përvjetorin e çlirimit, OVL-UÇK po mban një aktivitet protestues për shkak që siç thonë ata, të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.

“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dal ballë. Lufta dhe angazhimi të UÇK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UCK-së. UNMIK akuzoj dhe gjykojë vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë”, ka thënë Klinaku.

Një nga pjesëmarrësit në protestë, Ramiz Canolli, tha se sjelljet e Qeverisë të Kosovës ndaj UÇK-së, janë të papranueshme.

“Ka shumë arsye por një ndër kryesoret është nënçmimi i luftës çlirimtare, ju kanë vërsul UÇK-së e cila e ka dhënë mundin, dijen dhe gjakun për lirinë e Kosovës, kjo është shumë keq për popullin shqiptar dhe sidomos Qeverinë e Kosovës”.

“Vlerat e UÇK-së nuk mundet askush me i mohu, ato janë të patjetërsueshme. E dyta me u ushtrua dhunë ndaj një invalidi të luftës i cili në çdo vend të botës ka respektin maksimal është shumë keq. Pa marrë parasysh nëse ka bërë ndonjë vepër ka tjera metoda se si me u sjellë ndaj tij”, ka shtuar ky qytetar.

“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dal ballë. Lufta dhe angazhimi të UCK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UCK-së. UNMIK akuzoj dhe gjykojë vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë.