Home Uncategorized Autobusi me ortodoksë serbë ia mësynë Kosovës dy ditë pas litrugjisë, nuk...

Autobusi me ortodoksë serbë ia mësynë Kosovës dy ditë pas litrugjisë, nuk i lejohet t’a kalojë kufirin

69
Advertisement



Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në llogarinë e tyre zyrtare në ‘twitter’ kanë shpërndarë një lajm të mediumit shtetëror të Serbisë “RTS” në të cilin thuhet se një grup besimtarësh nga Serbia që ia kishin mësy Kosovës për të vizituar manastiret janë kthyer prapa.

Sipas kësaj dioqeze, Policia e Kosovës nuk ka aprovuar hyrjen e tyre në Kosovë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Sava Janjiq, I cili thotë se kthimi mbrapa i autobusit me pelegrin ortodoks serb është një shkelje serioze e lirive fetare dhe lirisë së lëvizjes.

Tutje thuhet se vendimi për të mos lejuar hyrjen në Kosovë është edhe shkelje e marrëveshjes së Brukselit.

“Një autobus me pelegrin ortodoks serb që kishte planifikuar të vizitojë vendet e shenjta në Kosovë, është kthyer prapa nga policia kufitare pa një arsye valide. Një shkelje serioze e të drejtave dhe lirive fetare dhe lirisë së lëvizjes, që është kundër marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deqanit.

E gjithë kjo po ndodh vetëm dy ditë pas liturgjisë së mbajtur në kishën brenda kampusit të UP-së, ngjarje që nxiti shumë debat dhe protestë./Express/