Home Uncategorized Lajm i mirë/ “Zyrtarisht merr fund aventura e Mini-Shengenit”

Lajm i mirë/ “Zyrtarisht merr fund aventura e Mini-Shengenit”

59
Advertisement

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka komentuar Samitin e Ballkanit, i cili u mbajt sot në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Shasha e përgëzoi spektrin politik të Kosovës për paraqitjen e tyre në këtë samit, duke vlerësuar se treguan pjekuri kur zgjodhën procesin e udhëhequr nga kancelarja gjermane Merkel, në vend të inicativës së Vuçiqit.

Ai me këtë veprim e konsideron edhe mbylljen e aventurës së Mini-Shengenit

“Spektri politik në Kosovë ka treguar pjekuri kur në vend të një iniciative të udhëhequr nga Presidenti Vuçiq, dhe një procesi të udhëhequr nga Kancelarja Merkel, ka zgjedhur këtë të fundit”, shkroi Shasha në Facebook.

Postimi i plotë

Samiti i sotëm, si përgatitje e Samitit të Berlinit, shënon edhe zyrtarisht fundin e aventurës së Mini-Shengenit. Spektri politik në Kosovë ka treguar pjekuri kur në vend të një iniciative të udhëhequr nga Presidenti Vuçiq, dhe një procesi të udhëhequr nga Kancelarja Merkel, ka zgjedhur këtë të fundit.