Home Uncategorized Policia Kufitare e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për “kontrabandim me...

Policia Kufitare e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim i dokumenteve”

43
Advertisement



Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit të hetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale

Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarve meshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim:

  • një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator,
  • dymbëdhjetë (12) copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm,
  • një (1) thikë ushtarake,
  • dy kapela me emblemë të PK-së si dhe
  • një (1) telefon Smasung S10
  • një (1) automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të një borxhi dhe tjetër
  • një (1) kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga  njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.