Home Uncategorized Molliqaj reagon për rastin e Policisë me Faik Fazliun: Ministrat e Kurtit...

Molliqaj reagon për rastin e Policisë me Faik Fazliun: Ministrat e Kurtit janë në fushatë hakmarrjeje

23
Advertisement

Dardan Molliqaj reagon për rastin e Policisë me Faik Fazliun.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për rastin që ndodhi me veteranin Faik Fazliun, i cili u arrestua sot nga policia pasi thanë se i kishte kanosur zyrtarët policorë.

Molliqaj ka thënë se asnjëherë nuk kemi pasur raste kur Policia ka reaguar ndaj personave të politikës apo reagime të tyre kur gratë vriten e dhunohen.

“Nuk e pamë asnjëherë policinë e Kosovës të reagoj ndaj personave të veshur me pushtet politik dhe ekonomik. Nuk pamë asnjëherë policinë të reagoj në kohë dhe si duhet kur gratë vriten e dhunohen nga burrat. Kemi parë sjellje të policisë duke keqpërdorur pushtetin e tyre edhe brenda stacionit. Është abuzuar edhe me autorizimet policore të pandemisë. Policia ka ushtruar dhunë edhe ndaj aktivistëve politik”, ka thënë ai.

Molliqaj ka pasur disa fjalë edhe për Ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla. Ai ka thënë se ministrat e Kurtit po kryejnë fushata hakmarrjeje që nuk kanë për qëllim drejtësinë.

“Në anën tjetër, deklaratës së Sveçlës “kundër të fortëve”, i duhen dy asocime për ta zbardhur: të fortët – komandantët abuzues; komandantët – UÇK-ja. Ky është gjykim politik, dhe gjykim skandaloz.

Gatishmëria e tillë e policisë ushqehet nga deklaratat e tilla abuzive, që dërgojnë pastaj në sjellje abuzive. Ministrit nuk i mjaftoi sulmi që qartazi ishte veprim për përdhosjen e dinjitetit. Ai nuk kërkoi as minimumin që i takon një ministri të brendshëm në demokraci, hetim të hollësishëm nga IPK.

Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla është një vegël, edhe ai po e ushqen një klime hakmarrjeje që nuk ka qëllime drejtësie për njerëzit, por propagandë për pushtetin”, ka shtuar ai.