Home Uncategorized Krasniqi për pushtetin: Baltosja e UÇK’së paska qenë qëllimi i tyre

Krasniqi për pushtetin: Baltosja e UÇK’së paska qenë qëllimi i tyre

30
Advertisement

Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të veteranit të UÇK’së, Faik Fazliu.

Ish-kryetari i OVL e UÇK’së, Faik Fazliu është arrestuar e më pas liruar, pas një konfrontimi që ka pasur mbrëmë me zyrtarët policorë në Prizren.

Për ngjarjen kishte komentuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla në një shënim në Facebook ka thënë se “sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa”.

Ndërkohë Krasniqi thotë se VV mori pushtetin për të luftuar “krimin e korrupsionin” por se sipas tij “UÇK-ja paska qenë problemi i tyre”

“Kishe patën me e luftu krimin e korrupsionin brenda, por jo, UÇK-ja paska qenë problemi i tyre!”, shkroi ai.

“Kishe patën me ia ndreqë imazhin Kosovës jashtë, por jo, baltosja ndërkombëtare e UÇK-së paska qenë qëllimi i tyre!”, theksoi Krasniqi.