Home Uncategorized Vdes një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë

Vdes një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë

30
Advertisement



Një infermiere e Spitalit të Vushtrrisë ka vdekur sot në vendin e saj të punës, raporton Gazeta Express.

Një informatë e tillë është bërë e ditur për Express nga Policia e Kosovës.

Infermierja thuhet të jetë e moshës rreth 35 vjeçare dhe vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë.

“Sot rreth orës 08:00 është informuar policia së është gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës. Vdekja është cilësuar si e dyshimtë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Express/