Home Uncategorized Nesër ditë zie në Shtime, pas vdekjes së 4 anëtarëve të familjes...

Nesër ditë zie në Shtime, pas vdekjes së 4 anëtarëve të familjes Ramadani

34
Advertisement



Pas aksidentit tragjik në Ferizaj ku humbën jetën katër anëtarë të një familje nga Shtimja, nesër në atë komunë do të shpallet ditë zie.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e Komunës së Shtimes në Facebook, shkruan Indeksonline.

Po ashtu të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen si dhe të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të Nenit 13 dhe 58, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Nenit 54 i Statutit të Komunës së Shtimes, pas aksidentit tragjik në komunikacion, ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja, kryetari i Komunës merr këtë:

VENDIM PËR SHPALLJE DITË ZIE

1. Më 07.06.2021, ditë e hënë, shpallet ditë zie në komunën e Shtimes,

2. Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen,

3. Të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Kryetari i Komunës

Naim Ismajli