Home Uncategorized Punonjësja e policisë vdes në vendin e punës

Punonjësja e policisë vdes në vendin e punës

51
Advertisement



Punonjësja e Policisë së Kosovës, Suada Jashari, rreth 60-vjeçare, ka vdekur dje rreth orës 10:00 në vendin e punës, në stacionin policor në Fushë Kosovë.

Gazeta Express mëson se e ndjera ka qenë e punësuar si staf civil.

Asaj fillimisht i ishte keqësuar gjendja shëndetësore e më pas kishte humbur edhe vetëdijen.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se trupi i saj është dërguar për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për  obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për vdekjen e Suadës kanë shkruar familjarë e kolegë të saj, duke e kujtuar si punëtore të përkushtuar.

“Të nderuar miq,familjarë dhe dashamire ju njoftojme se sot me daten 03.06.2021 papritmas ndërroj jetë nëna,bashkeshortja dhe gjyshja jonë e dashur Suada Sllamniku Jashari!Për detajet e vorrimit ju njoftojmë me kohëTë pikëlluar familja Jashari dhe Sllamniku!”, thuhet në postimin e një familjari.