Home Uncategorized Ngritën çmimet, hetohet shtrenjtimi i vajit ushqimor

Ngritën çmimet, hetohet shtrenjtimi i vajit ushqimor

62
Advertisement



Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore po cilësohet e paarsyeshme, nga qytetarët.

Këto janë vetëm disa nga produktet ushqimore bazike të nevojshme për secilën familje.

Por, për disa nga to, prej muajsh është raportuar se iu është ngritur çmimi.

Ky shtrenjtim për produktet ushqimore po cilësohet si i paarsyeshëm nga ana e qytetarëve.

Ata po vlerësojnë që këto ngritje janë në kundërshtim me standardin jetësor në vend e sidomos në këtë kohë kur pandemia ka vështirësuar shumë aspekte të jetës.

E pa arsyeshme po i duket edhe dikujt që nuk jeton në Kosovë.

Ndërsa Selatin Kaçaniku nga shoqata Konsumatori tha që krejt kjo ngritje e çmimeve është si pasojë e mos prodhimeve vendore.

Ai tutje tha që edhe qeveria duhet të ndërmarrë hapa sepse sipas tij kjo është e pa drejtë kundër qytetarëve taksa pagues.

Se çmimet në treg janë ngritur pos në raporte tjera e kanë konfirmuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Saktësisht ky institucion ka nisur hetimet për ngritjen e çmimit të vajit të lulediellit.

Megjithatë nuk është gjetur shkelje.

Sipas AKK-së rritje të çmimit të vajit ka pasur edhe në shtetet e rajonit.