Home Uncategorized Serbët në panik: Amerika po e përgatitë anëtarësimin e Kosovës në NATO,...

Serbët në panik: Amerika po e përgatitë anëtarësimin e Kosovës në NATO, ky është skenari

53
Advertisement

Vecernje Novosti serb, sot shkruan se ‘Uashingtoni ka aktivizuar gjithë mekanizmat diplomatik që ta anëtarësojë Kosovën në NATO’.

‘Zyrtarët në Uashington kanë aktivizuar gjithë mekanizmin diplomatik në mënyrë që të sigurojë anëtarësimin e Prishtinës në NATO, madje edhe pa lejen e Kombeve të Bashkuara. Katër vendet evropiane, anëtarë të Aleancës, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia – janë nën presion të madh për ta bërë këtë.

Qëllimi është i dyanshëm. Në njërën anë, për t’i dhënë fund rezistencës së gjatë të Beogradit për njohjen e Kosovës. Në anën tjetër, për të përçuar mesazhin tek partnerët lindorë të Serbisë, veçanërisht te Rusia, se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, është nën ombrellën e Amerikës dhe aleatëve të saj.

Presidenti Aleksandër Vuçiq poashtu ka folur hapur idhur me rrezikun që po i kanoset Serbisë, duke thënë se ‘ideja e anëtarësimit të Kosovës në NATO, nëse nuk mund të bëhet pa OKB-në, është lansuar fillimisht nga profesori i John Hopkins, Daniel Server.

‘Ideja është që të rritet bashkëpunimi midis Spanjës, Greqisë, Sllovakisë dhe Rumanisë me Prishtinën në një nivel tjetër, sepse ata nuk kanë nevojë për Qipron për këtë. Pastan, amerikanët, nëpërmjet një kërkese bilaterale, në të cilën, do të mund të thonin se në emër të gjysmës së Kosovës, paraqesin kërkesën e plotë për hyrje në NATO dhe pranim në Aleancë. Kjo do t’mund t’ia shkurtonte menjëherë Serbisë njërin krah dhe do të shkaktonte probleme të panumërta. Ky është njëri nga presionet që po më bëhet’, citon Novostin Vuçiqin këtu.

Përkundër që ‘NATO-ja po na bën të dorëzohemi në të gjitha anët’, Vuçiq thotë se ai ‘ka raporte shumë të mira me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Soltenberg por se nuk mund të dalin kundër NATO’së.

“NATO na ka ndihmuar të ruajmë paqen në Kosovë dhe Metohi (sic e quan Kosovën Vuçiq).