Home Uncategorized Gjendet i shtrirë në rrugë, vdes diplomati i Malit të Zi...

Gjendet i shtrirë në rrugë, vdes diplomati i Malit të Zi në Kosovë

76
Advertisement

gjendet-i-shtrire-ne-rruge,-vdes-diplomati-i-malit-te-zi-ne-kosove

Diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo, ka thënë se Policia e Kosovës po punon në ndriçimin e plotë ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.