Home Uncategorized Me paratë e pensionit 82 vjeçari e rregullon kroin (VIDEO)

Me paratë e pensionit 82 vjeçari e rregullon kroin (VIDEO)

45
Advertisement

Imer Beka është 82 vjeçari nga fshati i Koliqit, i cili prej 7 vitesh është zhvendosur në qytetin e Prishtinës, shkruan OnAir.

Pavarësisht kësaj ai nuk e harron vendlindjen e tij dhe e viziton çdo ditë. Imeri nuk është mjaftuar vetëm me vizita, por ka ndihmuar gjithashtu në këtë fshat. Prej kohësh ai ka pasur dëshirë që të rregullojë kroin e fshatit dhe me anë të pensionit dhe ndihmës së një familjari arriti ta bëjë realitet këtë gjë.

Për “KTV” ai tregon se si ky krua është një kujtim mjaft i dashur nga fëmijëria e tij.