Home Uncategorized Fushë Kosovë: Policia ia gjen nxënësit shufrën metalike në çantë, e kishte...

Fushë Kosovë: Policia ia gjen nxënësit shufrën metalike në çantë, e kishte këtë plan

73
Advertisement

Rasti u zbulua menjëherë nga Policia e Kosovës

Një nxënës i shkollës fillore në Fushë Kosovë mori me vete një shufër metalike.

Qiriu duke u shkrirë simbolizon mësuesin i cili po mbush nxënësit me dituri.
Por nxënësit e shkollës fillore Daut Bogujevci në fshatin Bresje të Fushë Kosovës duket se nuk po marrin vetëm dije në hapësirat e shkollës.

Një nxënësi të klasës së 9-të, Policia e Kosovës i gjeti në çantë një shufër metalike.

Dyshimet erdhën pasi i njëjti ditë më parë ishte përfshirë në një konflikt me disa nxënës jashtë oborrit të shkollës.

Kështu thotë drejtori i kësaj shkolle Sabri Gjigoli.

Gjigolli shton se aty erdhën Policia e shkollës të cilët kishin informata se dikush nga nxënësit e kësaj shkolle kishte mjet të ndaluar me vete.

E me semimaturantin u mor edhe psikologja e shkollës.

Ajo thotë se bisedoi me të miturin dhe se gjendja e tij emocionale është stabile .

Tërrnava thotë se kjo ndodhë edhe për shkak të moshës.

E nga Komuna e Fushë Kosovës thonë se në shkollat e këtij qyteti ka një mbipopullim të nxënësve krejt kjo pas rritjes së numrit të banorëve.

Megjithatë Ali Topalli, zëdhënës në këtë komunë thotë se numri i rasteve të rrahjeve dhe problemeve në shkollat e kësaj komune mbetët i vogël.

T7 ka provuar të marrë një qëndrim nga familjarët e nxënësit, por kontakti me ta gjatë ditës ishte i pamundur.

Ndryshe, pos këtij rasti, në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se janë edhe 5 raste të tjera të armëmbajtjes pa leje vetëm për rajonin e Prishtinës në 24 orët e fundit.