Home Uncategorized Flet i ftuari i Speciales i cili në luftë ishte 8-vjeç: Nuk...

Flet i ftuari i Speciales i cili në luftë ishte 8-vjeç: Nuk po muj me paramendu pse më kanë thirrë

39
Advertisement



Fahri Fazliu është i ftuari i radhës sës Gjykatës Speciale, në cilësinë e dëshmitarit. Atij i janë vrarë në luftë dy axhallarët, Fahri e Bahri Fazliu, ndërsa në atë kohë dëshmitari i speiciales ishte vetëm 8-vjeçar. Në një prononcim për Gazetën Express Fazliu thotë se është e paarsyshme ftesa e dërguar nga Specialja, pasi nuk mund të jap kontribut në dëshmi për shkak të moshës që kishte në luftë.

Ai thotë se i kujtohet që forcat serbe i kanë kontrolluar, por nuk arrinë të kujtoj më shumë nga lufta.

“Jo unë kam qenë fëmij, kam qenë vetëm 8-vjeçar, s’kam çka me dhënë kontribut, edhe se di pse më kanë thirrë. Nuk po muj me paramendu pse më kanë thirrë kur kam qenë 8 vjeç në luftë…Unë e kam të vrarë familjen, i kam dy axhallarë të vrarë Fahriun dhe Bahriun…Edhe më kujtohet çka na ka bë Serbia, ka hy na ka kontrollu, po diçka tjetër nuk mundem se kam qenë fëmij”, tha ai për Gazetën Express.

Fillimisht për telefonatën e pranuar nga Gjykata Speciale ai kishte menduar që është shaka e shokëve, por më pas kishte dalë dhe e kishte marrë ftesën.

“Është pak e paarsyshme prej Gjykatës Speciale qysh më kanë thirrë, më thanë duhet me u taku, i thash në rregull. Mendova mos është hajgare nga dikush prej shokëvë, por u takova para stacionit të policisë e mora ftesën dhe e nënshkruajta. I njoftova opinionin e gjerë që unë jam dëshmitar, le ta dinë mediat se kjo është qesharake”, shton ai.

Tutje ai tha se do t’i përgjigjet ftesës dhe do të kërkojë të dëshmojë në Fushë Kosovë dhe jo në Hagë.

“Po i përgjigjem ftesës, ose në Hagë ose këtu në Fushë Kosovë. Për në Hagë më ka ardhë ftesa, por unë do të kërkoj në Fushë Kosovë”, shtoi ai.

Tutje, ai rrëfeu shkurtimisht për kontributin e familjes së tij në luftën e fundit në Kosovë.

“Familja ime qysh pas vrasjes së Fahri Fazliut me Afrim Zhitinë, kemi qenë familjarisht të rreshtuar në rrugën e drejtë çlirimtare dhe e kemi axhën tjetër Bahri Fazliun i vrarë në epope në 98-tën”, përfundoi ai.

Deri më tani Gjykata Speciale ka dërguar qindra ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ftesat u janë dërguar në cilësinë e dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Ndërsa në Hagë në paraburgim po vazhdojnë të qëndrojnë ish-figura të njohura të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e parlamentit Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati etj. /Express/