Home Uncategorized Dy të burgosur rrahën në Dubravë

Dy të burgosur rrahën në Dubravë

45
Advertisement



Një zmadhues i zërit u bo mollë sherri në Burgun e Dubravës dhe çoi në përleshje fizike ndërmjet dy të burgosurve gjatë kohës sa ata ishin të lirë për të lëvizur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Florent Gashi, duke shtuar se rasti është duke u hetuar nga stafi i qendrës.

“Dje rreth orës 17:25 në korridorin e Pavijonit 3 të Qendrës Korrektuese në Dubravë ka ndodhur rrahja mes dy të burgosurve derisa të burgosurit kanë qenë të lirë të lëvizin në këtë krah. Sipas raportit të mjekut të Spitalit Rajonal të Pejës, i sulmuari pas ekzaminimeve radiologjike nuk ka frakturë, por ka vetëm ndrydhje dhe ënjtje në nofullën e djathtë”, ka thënë Gashi për Klankosova.

Ai gjithashtu ka thënë se personat e përfshirë në ngjarje nuk e kanë ndarë të njëjtën dhomë dhe nuk kanë pas më herët incidente mes vetës.

Të burgosurin që kreu sulmin e kanë dërguar në veçim deri në një vendim dhe ndaj tij është iniciuar procedure disiplinore.

Rasti ka qenë i konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë.

“Burgu i Dubravës 01.06.2021 -16:00 Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i burgosur pasi njëjti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i burgosur. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhej në raport.