Home Uncategorized Çfarë ka ndodhur me 400 kilogramë kokainë që u sekuestruan në Lipjan

Çfarë ka ndodhur me 400 kilogramë kokainë që u sekuestruan në Lipjan

56
Advertisement

Shtatë persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me këtë rast janë në paraburgim

Hetimet në vendngjarje janë mbyllur, ndërsa droga e sekuestruarnë Lipjan, brenda disa javësh do të asgjësohet.

Para dy javësh e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte në këtë vend.

Qindra kilogramë drogë të llojit kokainë u sekuestruan në magazinën e kësaj kompanie.

Shtatë persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me këtë rast janë në paraburgim.

E i vetmi që ka mbetur është një zyrtar i lartë i kompanisë, të cilit nuk i pëlqeu prania e ekipit të televizionit afër kompanisë.

Ndërsa siç merr vesh televizioni, pesë ditë kanë zgjatur hetimet nga organet e hetuesisë në këtë hapësirë.

E droga e sekuestruar tani gjendet në hapësirat e dhomave të dëshmive brenda Policisë së Kosovës.

Deri te asgjësimi i saj, sipas njohësve të sigurisë mund të merr kohë deri në dy muaj.