Home Uncategorized Incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, dhjetëra persona sulmojnë Policinë e...

Incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, dhjetëra persona sulmojnë Policinë e Kosovës me fishekzjarrë

42
Advertisement

Para pak çastesh ka ndodhur një incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Dhjetëra persona e kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë, raporton Jepi Zë.

Ende nuk dihen detajet e këtij sulmi, por sulmuesit shihen se janë duke mbajtur flamurin e Serbisë.

Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës.

Ndryshe Ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.