Home Lajmet Prishtinasi shkel dy femra me veturë, duke ikur shkakton dy aksidente tjera

Prishtinasi shkel dy femra me veturë, duke ikur shkakton dy aksidente tjera

58
Advertisement

Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare.

Si pasojë e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë.

I dyshuari e kishte paraqitur rastin se ju kishte vjedhur vetura e tij.

Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në Stacionin Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.