Home Lajmet Nata e tmerrit: Shpëtohen 9 anëtarë të një familjeje në Pogragjë të...

Nata e tmerrit: Shpëtohen 9 anëtarë të një familjeje në Pogragjë të Gjilanit që rrezikoheshin nga përmbytja

63
Advertisement

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se gjatë të enjtes si pasojë e  reshjeve të shiut ka dal nga shtrati lumi Sllubicë në Pogragjë, shkruan Gazeta infokus.

Ai ka njoftuar se kanë arritur të nxjerrin nga shtëpia nëntë anëtarë të një familje, të cilët rrezikoheshin nga përmbytja

Haziri ka bërë apel tek qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

“Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri.