Home Lajmet Kosovari therr gruan e tij me thik, per vdekje ne franc..

Kosovari therr gruan e tij me thik, per vdekje ne franc..

41
Advertisement

Mbrëmjen e të dielës, më 23 maj, një grua e moshës 22-vjeçare, Stéphanie Di Vincenzo, është therur për vdekje me thikë nga partneri i saj, në mes të rrugës në Hayange.

Pas mesnatës, burri dyshohet se e ndoqi viktimën nga shtëpia e tij në rrugë ku e goditi me thikë disa herë para se të arratisej me makinë.

I dyshuari, një shtetas kosovar, Liridon B., është i njohur në mënyrë të pafavorshme për policinë dhe gjykatat.

Ai u dënua për vepra trafiku dhe “po vuante një dënim të paraburgimit në shtëpi nën mbikëqyrje elektronike”, tha prokurori.

Ndërkohë, fëmija i çiftit, një vajzë tre vjeç e gjysmë, thuhet se ka qenë dëshmitare e vdekjes së nënës së saj përmes dritares së shtëpisë.