Home Lajmet Qeveria: Këta femijë do te marrin 20 euro ne muaj!

Qeveria: Këta femijë do te marrin 20 euro ne muaj!

44
Advertisement

Armend Muja në RTV Dukagjini ka thënë se fëmijët deri në 2-vjeç do të marrin 20 euro në muaj dhe sipas tij përfitues të tillë pritet të jenë rreth 100 mijë.

Deputeti i LVV-së thotë se rreth 500 mijë fëmijë deri në moshën 16-vjeçare do të përfitojnë 10 euro në muaj.

Ai ka përmendur edhe shujtat ushqimore për nxënësit në shkolla.

“Me rishikimin e buxhetit që pritet të bëhet deri nga muaji gusht, do të dihet saktë se kur fillon të implementohet kjo pikë”.

Muja thotë se do të mbahet edhe premtimi për banesa për çiftet e reja dhe sipas tij me këtë rast do të ndihmohet edhe sektori i ndërtimtarisë